(Video) Volejboll Meshkuj, Vllaznia fiton miqësoren me Ulqinin 3-1. Tekniku Kalaja, i kënaqur me testimin e të rinjëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Ulqini 3-1(Miqësore)

Volejbollistët e ekipit të Ulqinit ishin mysafirë në pallatin e sportive “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku zhvilluan një ndeshje miqësore me ekipin e Vllaznisë.

Qëllimi i takimit, sipas dy trajnerëve përkatës ishte testimi i skuadrave të tyre në prag të nisjes së Kampionateve Kombëtare të volejbollit meshkuj në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Dy setet e para u fituan nga kuqeblutë, i treti nga Ulqini, ndërkohë që duke fituar edhe të katërtin, Vllaznia fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por më së shumti vlerësoi edhe elementin e ri, pasi në këtë ndeshje kishte në dispozicion një grup të rinjsh të talentuar nga ekipi U17, të cilët i aktivizoi ne setin e tretë dhe të katërt duke marrë sinjale pozitive nga ana e tyre.

Për t’u theksuar është se në formacionin e ekipit ulqinak ishte titullar shkodrani Sead Durro, i cili këtë sezon është larguar nga Vllaznia duke preferuar të luajë në kampionatin malazez si pasues i parë në ekipin ulqinak.

Kampionati Kombëtar i volejbollit për meshkuj nis fundjavën e ardhshme dhe Vllaznia, ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi me datë dy tetor ndaj Elbasanit.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia-Ulqini, volej meshkuj, dhe prononcimin e trajnerit kuqeblu, Artan Kalaja, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img