(Video) FSHF TV- Jurgen Zela dhe Xhoen Tugu, analizojnë javën të Superiores”. Nga derbi i kryeqytetit te suksesi i parë i Vllaznisë

Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” e bëri garën edhe më interesante. Episodi i radhës i emisionit “Analizë Superiore” solli në fokus momentet më të rëndësishme të pesë takimeve të zhvilluara mes të shtunës dhe të dielës.

Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, u ofrua një këndvështrim më i thelluar mbi sfidat e javës së gjashtë, përmes analizës taktike dhe statistikore. Momentet më të rëndësishme të ndeshjeve, disa prej golave të shënuar dhe strategjitë e trajnerëve u interpretuan përmes analizës video, duke ofruar një pasqyrë më të qartë të asaj që ndodhi në javën që lamë pas në elitën e futbollit shqiptar.

Në këtë episod u analizuan fitorja e Teutës ndaj Skënderbeut, triumfi i Egnatias në transfertën ndaj Laçit, barazimi mes Elbasanit dhe Vorës, si dhe suksesi i parë sezonal i Vllaznisë, që mposhti Dinamo City-n. Vëmendje të veçantë mori edhe derbi i kryeqytetit, ku Tirana fitoi përballjen e parë sezonale ndaj Partizanit.

Emisioni “Analizë Superiore” transmetohet çdo javë në FSHF TV, duke sjellë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe