Olsid Ferataj gjykon kryesfidën e javës së shtatë Egnatia-Vllaznia në rrogozhinë

Është përcaktuar trupa e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në një nga përballjet më të rëndësishme të javës së shtatë të Abissnet Superiore.

Egnatia dhe Vllaznia do të përballen në Rrogozhinë në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e futbolldashësve ndërsa në qendër të gjykimit do të jetë arbitri Olsid Ferataj nga Patosi.

Ai do të mbaj përgjegjësinë kryesore për gjykimin e takimit duke u asistuar nga Arbër Zalla dhe Feliks Kolleshi që të dy nga Tirana.

Në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Olti Çela nga Lushnja i cili do të jetë pjesë e ekipit të arbitrimit gjatë kësaj sfide.

Edhe teknologjia VAR do të jetë në dispozicion për këtë përballje për të ndërhyrë në momentet që do të kërkohet ndihma e tij.

Enea Jorgji nga Elbasani do të jetë arbitri i VAR ndërsa Florjan Lata nga Durrësi do të kryejë detyrën e AVAR.

Përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë konsiderohet një nga sfidat më të spikatura të kësaj jave duke pasur parasysh objektivat e dy skuadrave dhe rëndësinë e pikëve në këtë fazë të kampionatit.

Në një ndeshje me rivalitet të pritshëm vëmendja do të jetë jo vetëm te paraqitja e futbollistëve por edhe te puna e trupës së arbitrimit.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe