Vora shkatërron Partizanin. E mund 4-1, spikat Bernard Karrica me tregolësh/ Abissnet Superiore, java e shtatë

Vora-Partizan 4-1(Shënues: Karrica 17’, 51’(p), 90+1’, Clemente 74/’ ’Human 63’)

Vora merr tri pikët përballë Partizanit, në një ndeshje ku miqtë edhe pse kontrolluan topin për një pjesë të mirë të kohës nuk arritën që të imponoheshin edhe në gola. Debutim më të hidhur se ky Karoglan nuk mund të kishte imagjinuar.

I pari i këtij takimi ishte një euro-gol i vërtetë me autor Bernard Karricës. Numri shtatë i vendasve goditi rrufeshëm nga mesi i fushës duke gjetur Qirkon të pa përgatitur në minutën e 17-të.

Tre golat e tjerët erdhën në fraksionin e dytë ku në të 51’ ishte përsëri Karrica që shënon edhe golin e sigurisë për vendasit nga pika e bardhë.

Në të 63’ Human shënoi golin e shpresës për skuadrën e Karoglan, por Pedro Clemente (74’) dërgoi shifrat në 3-1.

Për të vulusur shifrat 4-1 mendoi përsëri Karrica, i cili shënoi golin e tretë personal në minutën e parë të shtesës.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe