Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora & Skënderbeu

Kampionati “Abissnet Superiore” ka përmbyllur ndeshjet e javës së 7-të, me pesë takime të zhvilluara nga e premtja deri të dielën.

Java nisi me fitoren 2-0 të Teutës në “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Të shtunën, Tirana mposhti Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj AF Elbasanit.

Dy sfidat e së dielës u mbyllën me fitoret e Vorës dhe Egnatias. Vora triumfoi 4-1 ndaj Partizanit, ndërsa Egnatia fitoi 3-1 përballë Vllaznisë.

Pas javës së 7-të, Teuta kryeson kampionatin me 19 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 18 pikë. Dinamo City renditet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e katërt me 11 pikë.

Vora ngjitet në vendin e pestë me 8 pikë. AF Elbasani dhe Laçi kanë nga 7 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e tetë me 6 pikë. Vllaznia mban vendin e parafundit me 5 pikë, ndërsa Partizani mbyll renditjen me 4 pikë.

 

Abissnet Superiore – Java e 7-të

Dinamo City 0-2 Teuta
Tirana 1-0 KF Laçi
Skënderbeu 2-1 AF Elbasani
FK Vora 4-1 Partizani
Egnatia 3-1 Vllaznia

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe