BOKS-Europiani i Turqisë U15. Shkodrani Biordi Çekini, sot përballë rumunit Auras Ioan Rusu Cantar për peshën 46 kg

Boksieri i talentuar shkodran Biordi Çekini, pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë, i shoqëruar nga trajneri i tij Klaodio Çekini do të ngjitet sot në ringun e Kampionatit Europian të Boksit që po zhvillohet në Trabzon të Turqisë.

Sipas shortit të hedhur nga organizatorët, Biodi Çekini i kategorisë së peshës deri në 46 kg, i cili në kampionatin kombëtar përfaqëson ekipin “Terbuni Boks” do të përballet me boksierin rumun Auras Ioan Rusu Cantar, ndeshje kjo e planifikuar të zhvillohet rreth orës 15:30.

Në rast të kalimit të këtij raundi kualifikues, boksieri ynë do të synojë një vend në mesin e 8 boksierëve më të mirë të Europës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Irlandë – Rusi.

Biordi Çekini ka udhëtuar drejt këtij Europiani më i përgatitur se kurrë me një fazë përgatitore model nën drejtimin e trajnerëve, vëllezërve, Klaodio dhe Emiliano Çekini, me përkushtim, besim dhe ambicien për të arritur rezultate të mëdha, duke synuar të shkruajë një faqe të re në historinë e boksit shqiptar.

Portali Veriu Sport, i uron suksese talentit shkodran të kombëtares shqiptare, Biordi Çekini.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe