Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër. Kryetari Armir Grimaj, takim me arbitrat e Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër dhe mjekët e delegatët e ndeshjeve të “Kategorisë së Dytë”

Në kuadër të koordinimit dhe organizimit të veprimtarisë futbollistike në rajonin e Shkodrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër vazhdon takimet me strukturat bashkëpunuese të shoqatës që kontribuojnë në organizimin e veprimtarisë sportive në rajonin verior.

Takimi i parë ishte ai i ditës së djeshme ku kryetari Armir Grimaj dhe pjesëtarët e stafit, seretari i përgjithshëm Jetmir Podgorica dhe inspektori Hysen Zmijani konsumuan me stafin e Përfaqësueseve Rajonale të Futbollit Shkodër.

Ndërkohë, dita e sotme ka pasur në program dy takime të tjera, fillimisht me me arbitrat e Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër dhe më pas me mjekët dhe delegatët e ndeshjeve të “Kategorisë së Dytë Rajonale Shkodër”.

Për takimet në fjalë, zyra e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ka publikuar edhe njoftimet zyrtare.

“Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grimaj, zhvilloi një mbledhje me arbitrat e Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër, në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Takimi u përqendrua te koordinimi dhe mbarëvajtja e veprimtarisë së Kolegjiumit, si dhe te rëndësia e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të arbitrimit në Shkodër. 

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grimaj, zhvilloi një takim me mjekët dhe delegatët e ndeshjeve të “Kategorisë së Dytë Rajonale Shkodër”, në kuadër të koordinimit dhe organizimit të veprimtarisë futbollistike në rajonin e Shkodrës.

Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua rolit dhe përgjegjësive të mjekëve dhe delegatëve në mbarëvajtjen e ndeshjeve, garantimin e sigurisë dhe respektimin e rregulloreve përkatëse.

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër synon të forcojë bashkëpunimin me të gjithë aktorët e futbollit, duke kontribuar në përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të aktiviteteve futbollistike në rajon.”, shkruhet në njoftimet në fjalë.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe