Kategoria e Parë-Java e shtatë/ Përballje të forta dhe pikë të rëndësishme në lojë

Kampionati i Kategorisë së Parë do të vijoi këtë fundjavë me ndeshjet e javës së shtatë ku 12 skuadrat do të zbresin në fushë për të kërkuar rezultate pozitive dhe për të përmirësuar pozitat e tyre në renditje.

Java do të zhvillohet në dy ditë më 23 dhe 24 tetor me dy takime të premten dhe katër të shtunën.

Vëmendja do të jetë tek përballjet Bylis-Pogradeci dhe Flamurtari-Besëlidhja ndërsa të shtunën do të luhen katër sfida të tjera që premtojnë rivalitet.

Bylis-Pogradeci(13:30)

Java e shtatë do të hapet me përballjen Bylis–Pogradeci.

Dy skuadrat do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë dhe të marrin pikë të vlefshme për objektivat e tyre në kampionat.

Pritet një ndeshje e luftuar ku rëndësi do të ketë mënyra se si ekipet do të shfrytëzojnë rastet e krijuara.

Flamurtari-Besëlidhja(16:00)

Një nga ndeshjet më interesante të javës do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Besëlidhjes. Vlonjatët do të synojnë të përfitojnë nga avantazhi i fushës, ndërsa lezhjanët do të kërkojnë një rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë. Përballja pritet të ketë interes të veçantë, duke parë objektivat e të dyja skuadrave në këtë sezon.

Besa-Korabi(13:30)

Të shtunën Besa do të presë Korabin në një takim ku të dyja skuadrat do të synojnë të marrin maksimumin. Kavajasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërsa Korabi do të udhëtojë me synimin për të marrë një rezultat që do t’i shërbente ecurisë së tij në kampionat.

Burreli-Kukësi(13:30)

Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes Burrelit dhe Kukësit. Vendasit do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje të mirë përpara tifozëve të tyre, ndërsa Kukësi do të synojë të marrë pikë në transfertë. Për të dyja skuadrat, një rezultat pozitiv mund të jetë i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit.

Kastrioti-Iliria(13:30)

Kastrioti dhe Iliria do të përballen në një tjetër duel të rëndësishëm të kësaj jave. Të dy ekipet do të kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre dhe të marrin një rezultat që do t’i ndihmonte në objektivat e sezonit. Prandaj pritet një ndeshje e luftuar ku çdo detaj mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Sopoti-Oriku(13:30)

Java e shtatë do të mbyllet me takimin Sopoti-Oriku. Skuadra e Librazhdit do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës, ndërsa Oriku do të kërkojë të largohet me pikë nga kjo transfertë. Një përballje ku të dyja skuadrat do të kenë motivimin për të dhënë maksimumin në fushë.

Me gjashtë ndeshje në program java e shtatë pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Skuadrat do të kërkojnë të marrin pikë të vlefshme, ndërsa rezultatet e fundjavës mund të ndikojnë në pozicionet e tyre në renditje dhe në ecurinë e javëve të ardhshme.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe