Aarhaus-Egnatia, sonte, ora 21:00 në RTSH/ Kampionët e Shqipërisë luajnë shanset e tyre në Danimarkë, Adjesa në dyshim

Mbrëmja europiane e futbollit do të flasë shqip edhe sot. Egnatia kampione e Shqipërisë luan aktin e dytë në Conference League dhe pas barazimit me Midtjylland një javë më parë, sot kërkon një tjetër mrekulli daneze. Aarhaus-Egnatia vjen sot në ekranin e RTSH, duke nisur nga ora 21:00.

Trajneri Nevil Dede ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku luhet ndeshja. Ai ka dhënë udhëzimet e fundit për të tijtë përpara kësaj transferte delikate, ku rrogozhinasit luajnë shanset e tyre, pa pasur asnjë lloj presioni.

Dyshimi kryesor sa i takon formacionit të Egnatias në ndeshjen e sotme lidhet me sulmuesin Adjesa, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të kampionatit me Vllazninë. Lojtari ka bërë stërvitje me grupin dje, por mbetet për t’u parë, nëse trajneri Dede do ta hedhë në fushë nga fillimi, apo nuk do të rrezikojë, duke e mbajtur në stol. Nëse ndodh kështu, vendin e Adjesës e merr Montenegro.

Egnatia ka një grup të kompletuar lojtarësh dhe sot pritet që të përballet denjësisht me kundërshtarin danez, ashtu siç bëri në “Elbasan Arena” të enjten e kaluar. Edhe barazimi do të kishte vlera të mëdha për kampionët e Shqipërisë në këtë sfidë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe