Bylis-Pogradeci 2-2
Bylis dhe Pogradeci kan dhuruar një përballje me katër gola duke u ndarë në barazim 2-2.
Sfida pati një pjesë të parë të luftuar ku të dyja skuadrat arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës ndërsa rezultati ndryshoi disa herë brenda 45 minutave të para.
Ishin mallakastriotët ata që kaluan të parët në avantazh teksa në minutën e 12-të Nianguila dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Bylisit epërsinë dhe duke e vendosur skuadrën vendase në pozita të favorshme që në fillim të takimit.
Megjithatë Pogradeci nuk u dorëzua dhe reagoi me forcë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 27-të me futbollistin Sodiq i cili riktheu ekuilibrat në këtë përballje.
Pogradeci përfitoi nga momenti pozitiv dhe vijoi të kërkonte golin e avantazhit të cilin e gjeti sërish përmes të njëjtit protagonist.
Në minutën e 42-të Sodiq realizoi golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Pogradecin duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës liqenore.
Në këtë mënyrë miqtë kaluan nga disavantazhi në avantazh brenda një harku kohor prej 15 minutash.
Por Bylis reagoi përpara përfundimit të pjesës së parë kjo pasi në minutën e dytë shtesë Stoilov shënoi golin e barazimit me 11-metërsh rikthyer shifrat në 2-2 dhe duke i dhënë fund një pjese të parë me katër gola.
Kështu Bylis dhe Pogradeci u ndanë në barazim 2-2 pas një ndeshje ku të dyja skuadrat treguan forcë sulmuese dhe arritën të gjenin nga dy herë rrugën drejt rrjetës.
Sodiq ishte protagonist për Pogradecin me dy gola, ndërsa Nianguila dhe Stoilov shënuan për skuadrën e Bylis.
Fatos LAMAJ


