Sfidë e dyluftuar në Vlorë. Flamurtari mund Besëlidhjen 1-0 me golin e shkodranit Eslit Sala dhe ngjitet e dyta në renditje

Flamurtari-Besëlidhja 1-0(shënues:Eslit Sala 8′)

Kartonë të verdhë:Berisha 20,Sala 44,trajneri Kërnaja 51,Ramani 92/Hila 45+1,Janku 72,K.Marku 83,Molla 92

Flamurtari:Kaloshi,Çoba(Korreshi 66),Pjeshka,Kotobelli,Nurja(Peralta 91),Sala(Ramani 91),Migone(Keneth 46),Estrela,Barri(Boshkovski 60),Berisha,Lushaj Trajner:Oltion Kërnaja

Besëlidhja:Molla,Janku,Zabala,Antonio Marku,Fetaj(Osmanllari 78),Bilali,Hila,Osikel(Akansase 64),Delaj(Alidema 57),Shyti(Kledis Marku 64),Olamide Trajner:Mirel Josa

Gjyqtarë:Olti Çela(Lushnje),Delin Kasa(Kavajë),Ronaldo Zogu(Elbasan),Kristi Hoxha(Gjirokastër) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Emirion Sino(Fier)

Flamurtari duket se ka gjetur ritmin e duhur në Kategorinë e Parë. Skuadra vlonjate ka siguruar fitoren e tretë radhazi duke konfirmuar momentin pozitiv dhe duke u pozicionuar mes ekipeve kryesore që synojnë ngjitjen direkte në Abisnet Superiore.

Ekipi i drejtuar nga Oltion Kërnaja mposhti me rezultatin minimal 1-0 Besëlidhjen në Vlorë në një përballje ku goli i shënuar që në minutat e para rezultoi vendimtar.

Përballja kishte një rëndësi të veçantë edhe për lezhjanët pasi në pankinën e tyre debutoi trajneri Mirel Josa por rikthimi i tij në drejtimin e skuadrës nuk u shoqërua me rezultat pozitiv.

Vendasit e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 8-të kur Sala dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Flamurtarit avantazhin dhe qetësinë e nevojshme për të administruar lojën.

Pas golit vlonjatët vijuan të kërkonin hapësira për të thelluar shifrat duke krijuar edhe raste të tjera të mira shënimi.

Flamurtari ishte pranë golit të dytë por shpërdoroi mundësi të rëndësishme ndërsa në një prej rasteve topi përfundoi në traversë.

Pavarësisht rasteve të humbura skuadra e Kërnajës arriti të ruaj avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Nga ana tjetër Besëlidhja, pas pësimit të golit e shtoi shumë forcën sulmuese për të gjetur golin e barazimit. Pjesa e dytë dhe sidomos 20-të minutëshi i fundit ishte një duel mes sulmit lezhjan ndaj një Flaurtari i tërhequr i tëri në ruaje të avantazhit. Momenti më i favorshëm ishte ai i shtatlartit Emanues Akansase që vetem dy metra larg portjerit vendas Ariol Laloshi e kaloi topin mbi traversë.

Pas kësaj humbje, trajneri i ri Mirel Josë do të ketë tashmë detyrën të punojë për të përmirësuar paraqitjen e ekipit dhe për ta rikthyer sa më shpejt te rezultatet pozitive.

Me këtë sukses Flamurtari konfirmon formën në rritje dhe vazhdon të mbajë gjallë ambiciet për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Tre fitore radhazi jan një sinjal i qartë se skuadra vlonjate po bëhet gjithnjë e më konkurruese në garën e Kategorisë së Parë.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe