Besëlidhja – Sopoti, Kukësi – Kastrioti, Korabi – Burreli, Bylis – Besa, Pogradeci – Oriku. Këto janë katër duelet e javës së tetë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë.
Sipas programit të sektorit të garave në FSHF, të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:30. Ndërkohë, që i çift, i cili mbyll javën e tetë është ai Iliria-Flamurtari, i programuar për t’u luajtur të enjten në të njëjtën orë.
Tabelën e klasifikimit pas javës së shtatë e kryeson Besa e Kavajës me 13 pikë, po aq sa ka edhe Pogradeci i vendit të dytë. Në vendin e tretë renditet Flamurtari me 12 pikë, po aq sa kanë edhe Iliria dhe Kukësi.
Bylis është i gjashti me 11 pikë dhe menjëherë pas tij në vendin e shtatë janë me pikë të barabarta, Besëlidhja, Kastrioti dhe Korabi. Sopoti është i dhjeti me 7 pikë dhe i fundit Burreli me 6 pikë.
Kalendari i javës së tetë Kategoria e Parë(13:30)
Besëlidhja – Sopoti
Kukësi – Kastrioti
Korabi – Burreli
Bylis – Besa
Pogradeci – Oriku


