Vora pret Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit “Abisnet Superiore”.
Përballja e cila do të zhvillohet në stadiumin e Vorës është programuar të nis në orën 13:30.
Për këtë sfidë është përcaktuar edhe trupa e arbitrimit që do të kujdeset për mbarëvajtjen e takimit.
Kreshnik Cjapi do të jetë arbitri kryesor ndërsa në rolin e asistentëve do të jenë Marjus Qose dhe Xhuljo Mani.
Arbitër i katërt është caktuar Egli Spahiu ndërsa në sistemin VAR do të jetë Orlando Kuka, i ndihmuar nga Adrian Beqiraj në AVAR.
Fatos LAMAJ


