BOKS- Lojrat Olimpike Dakar Senegal. Shkodrani Kristian Jubani, fiton ndeshjen e parë dhe siguron medaljen e bronxtë. Objektivi e Arta për ndeshjet në vazhdim

Boksieri i talentuar me origjinë nga Shkodra që jeton në Irlandë Kristian Jubani po konkuron me sukses në Lojrat Olimpike për të Rinj që po zhvilohen në Dakar Senegal.

Vetëm 16 vjeç, Kristiani, djali i ish boksierit Gjergj Jubani si dhe nipi i ish kampionit të shahut shkodran dhe atij shqiptar, Çesk Jubani, konsiderohet si një ndër boksierët më të talentuar të nivelit ndërkombëtar.

 

Fillimet e Jubanit, kanë qënë me ekipin e Tërbuni Boks nën drejtimin e trajnerëve, Klaodio dhe Emiliano Çekini ku pas shpalljes kampion në Shqipëri, si pjesëtar i kombëtares kuqezi u shpall nënkampion i Europës, ndërkohë që në vijim shpallet dy herë kampion individual i Dublinit në Irlandë.

Ndërkohë, në Lojrat Olimpike për të Rinj që po zhvilohen në Dakar Senegal, ai është i vetmi boksier që konkuron për Irlanden në peshen deri ne 50 kg .

Dhe, konkurimi i tij ka nisur në mënyrën më të mirë, kur që në ndeshjen e parë çerekfinale sfidoi Almohaimen TAKLEEF (IRQ) në  një ndeshje të dominuar tërësisht nga Kristian Jubani, ku pas tre nogdaumeve në favor të tij, arbitri i ringut e ndërpret ndeshjen në raundin e dytë duke shpallur fitues Kristian Jubanin.

Fitore kjo që i siguron ati medaljen e bronxt në Lojnat Olimpike për të rinj. Padyshim ky një sukses për boksierin shqiptar që këtë radhë përfaqëson Irlandën, por shkodrani që po rritet në Dublin ka objektiv të ecë më tej.

Një gjë të tillë ai e pohoi në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, ku thekson se synon medaljen e artë.

Për të shkuar tek e arta, Kristianit i duhet të mposht rivalin e radhës që është nga Meksika, fitorja ndaj të cilit i siguron atij medaljen e argjendtë duke i hapur rrugën për të luftuar për medaljen e artë.

Portali Veriu Sporti i uron suksese talentit të boksit shqiptar dhe atij irlandez duke shpresuar se do të mbërrijë të bëjë realitet fitimin e medaljes së artë në peshën 50 kg.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe