Për ish futbollistin e Vllaznisë, Dinamos, kombëtares si dhe disa skuadrave jashtë Shqipërisë, Rudi Vata, me ardhjen e trajnerit hungarez, Scaba Laszlo, ekipi kuqeblu ka një rritje në lojën e tij.
Sipas tij, Laszlo, ka ditur të motivojë skuadrën në arritjen e rezultateve pozitive, gjë të cilën e tregoi edhe në ndeshjen e fundit me Partizanin. Por, për ta çuar edhe më tej këtë rrugë pozitive,Vata thotë se të rëndësishme janë insfrastruktura dhe buxheti i shëndoshë.
Ame këtë konsilidim të skuadrës, si dhe me ndonjë ndërhyrje pikante në merkaton e janarit, Vata e shikon Vllazninë në luftë me skuadrat e kreut, dhe më e pakta, Kupa e Shqipërisë është më e mundshme të fitohet.
I pyetur për ndeshjen e fundjavës, të cilën Vllaznia do ta luajë në shtëpi duke pritur Laçin, Vata thotë se pritet të jetë një derbi verior interesant, por që Vllaznia duhet ta fitojë patjetër, aq më tepër që ndeshja luhet në shtëpi para tifozëve shkodranë.
(Video) Prononcimin e plotë të Rudi Vatës, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


