Java e 12-të e Kategorisë së Parë luhet të premten dhe të shtunën. Spikasin Pogradeci – Iliria, Flamurtari – Besa, Besëlidhja-Kukësi

Java e 12-të e Kategorisë së Parë është programuar të luhet në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor.Të premten me dy përballje dhe të shtunën me tre të tilla. Javë kjo, ku vemendjen më të madhe pritet ta marrin duelet Pogradeci – Iliria, Flamurtari – Besa, Besëlidhja-Kukësi

Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën.

Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja – Kukësi, Oriku – Korabi, Sopoti – Bylis dhe Kastrioti – Burreli.

Gjashtë përballjet e javës së 12-të do të sjellin një tjetër mundësi për skuadrat që të kërkojnë rezultate pozitive dhe të konsolidojnë pozitat e tyre në kampionat.

Kalendari i ndeshjeve të Kategorisë së Parë, java e 12-të

Të premten

Pogradeci-Iliria(13:30)

Flamurtari-Besa(16:00)

Të shtunën

Besëlidhja – Kukësi(13:30)

Oriku – Korabi(13:30)

Sopoti – Bylis(13:30)

Kastrioti – Burreli(13:30)

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe