Abissnet Superiore, luan sot dy duelet e para të javës së 13-të: Tirana-Skënderbeu(13:30), dhe derbi Dinamo City – Partizani(18:30)

Tirana-Skënderbeu dhe Dinamo City – Partizani  janë dy çiftet e para të javës së 13-të të Abissnet Superiore që masin forcat duke luajtur në dy orare të ndryshme. Bardheblutë presin në shtëpinë e tyre, stadiumin “Selman Stërmasi”, Skënderbeun me ndeshjen që nis në orën 13:30. Ndërkohë, derbi i kryeqytetit Dinamo City – Partizani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur prej orës 18:30.

E shtuna e 28 nëntorit ka në program edhe dy sfida të tjera. Në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia – AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”.

Kalendari i javës së 13-të Superiore

Sot(E premte)

Tirana – Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman Stërmasi”

Dinamo City – Partizani, 27.11.2026, 18:30, “Elbasan Arena”

E shtunë

FK Vora – Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”

Vllaznia – KF Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”

E dielë

Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe