Shkodra ka mirëpritur Kupën “Miqësia” 2026, një Turne Ndërkombëtar i futbollit me pjesëmarrjen e ekipeve të veteranëve të futbollit: Vllaznia, kombëtarja e Shqipërisë, kombëtarja e Kosovës dhe ekipi i ardhur nga Belgjika, Turneu në fjalë ishte pjesë e aktiviteteve Bashkia e Shkodrës zhvilloi në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin, Ditës së Pavarësisë.
Sipas formulës së turneut, fillimisht janë luajtur dy takimet gjysmëfinale dhe më pas fitueset e këtyre dy ndeshjeve u ndeshen në finale.
Ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës nisëm me duelin e parë gjysmëfinal në mes ekipeve të veteranëve të futbollit Kosovë dhe ekipit të veteranëve të futbollit Vllaznia.
Me një dominim total nga ana e përfaqësueses së Kosovës, ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 4 me 0 në favor të Kosovës duke qënë skuadra e parë që kualifikohet në finale.
Gjysmëfinalja e dytë, veteranët e kombëtares së Shqipërisë dhe vetertanët e futbollit Belgjkë u mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të kombëtares së Shqipërisë me gol të shënuar nga Auron Miloti.
Kështu, finalja e madhe për titullin kampion u zhvillua në mes veteranëve të kombëtares së Shqipërisë dhe veteranëve të kombëtares së Kosovës.
Një finale shumë e dyluftuar dhe me rivalitet, ku megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, koha e rregullt 2 pjesë nga 20 minuta mbyllet në barazim 0 me 0.
Për të përcaktuar ekipin fitues gjyqtari kryesor Jetmir Podgorica i ndihmuar nga dy vëllezërit Kastrati anësorë, ftoi ekipet në gjuajtjen e penalltive.
Shqipëria e nis keq teksa humb penalltinë e parë me anë të portjerit Ilion Lika, më pas kosovarët tregohen më të saktë, ku edhe pse Ditmar Bicaj dhe Alsid Tafili janë të saktë në ekzekutim, shpërdorimet e Asion Dajës dhe Arben Milorit, bëjnë që Kosova të fitojë me rezultatin 2 me 4 dhe të shpallet fituese e trofeut, Kupës “Miqësia” 2026.
Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, ka qënë ish futbollisti i Vllaznisë, kombëtares kuaqezi, Hysen Zmijani, sot drejtor teknik I Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, i cili i dorëzon veteranëve të përfaqësuesve të veteranëve të Kosovës trofeun e fituesit, Kupën “Miqësia 2026”.
(Video) Ndeshjen finale, Shqipëri-Kosovë, gjuajtjen e penalltive, ceremoinnë e mbylljes si dhe porononcimet e veteranit të futbollit Auron Miloti, njëkohësisht drejtor i sporteve në Bashkinë Shkodër, e cila ishte organizatore e turneut, si dhe të veteranit të futbollit Kosovar, Muharrem Sahiti, aktualisht drejtor Teknik i Kombëtares së Kosovëss, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


