Basania fiton derbin verior. Mund Shirokën 1-0, vendos goli i Gerison Zhuri. Bushatasit e trajnerit Arbër Shytani shkojnë në kuotën e 12 pikëve, dy më pak se Tërbuni i vendit të 6. Shiroka në krizë, mbetet e fundit me 3 pikë

Basania FC-KF Shiroka  1-0(Shënues: Gerison Zhuri 13’)

Ka mjaftuar një gol i vetëm, shënuar nga Gerison Zhuri në minutën e 13-të që Basania të dalë fituese e derbit verior duke mundur me rezultatin 1 me 0 Shirokën, ndeshje kjo e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Dytë, grupi A.

Sipas kalendarit, Basania pritëse, duhej ta luante ndeshjen në fushën e saj, por për shkak të punimeve që po kryehen në stadiumin e Bushatit, ndeshja është sportuar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, aty ku në fakt Shiroka ka fushën e saj stërvitore gjatë të gjithë javës.

Por, kjo nuk e ka penguar skuadrën e drejtuar nga Arbër Shytani që të marrë një fitore të rëndësishme dhe tre pikë të vleshme, të cilat e çojnë Basanian në kuotën e 12 pikëve duke mbajtur vendin e 7 në klasifikim, vetëm dy më pak sesa Tërbuni i Pukës i vendit të 6.

Ndërkohë, kjo humbje e rëndon situatën te Shirokën duke e mbajtur atë të izoluar në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me vetëm 3 pikë.

Referuar ecurisë së takimi duhet Për t’u theksuar është se Shiroka humbi shërbimet e Ameris Kurtit, i cili u largua shumë shpejt, që në minutën e katërt të ndeshjes pas një dëmtimi të rëndë.

Ndërkohë, Shiroka nuk arrin të shfrytëzojë epërsinë numerike, prej mbi 20 minutash, pasi në të 71-tën minutë gjyqtari kryesor i ndeshjes Veizaj largon nga fusha me karton të kuq pas dy të verdhave Sory Outtara e Basanias.

 

 

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe