Organi më i lartë i futbollit botëror FIFA ka publikuar renditjen më të re për ekipet kombëtare.
Në krahasim me renditjen paraprake e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, Kosova ka pasur rritje në këtë renditje, përcjellë KosovaPress.
“Dardanët” janë ngritur për pesë pozita, nga vendi i 120 në atë 115 me gjithsejtë 1159 pikë të grumbulluara.
Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë duke humbur për dy vende, nga pozita e 67 ka rënë në të 69-tën.
Tri kombëtaret e para janë Belgjika, Brazili dhe Franca.