Sezoni i ri futbollistik e gjen Akademinë Vllaznia me trajnerë të rinj në ekipet e moshave. Drejtuesit e klubit bëjnë të ditur se ndryshimet e para vijnë në ekipin U-19 dhe atë U-21, rikthimin në stafin e trajnerëve të Akademisë Vllaznia, ndërkohë që në ditët në vijim do të vendoset edhe për emrat e tjerë që do të drejtojnë ekipet e tjera të Akademisë Vllaznia.
“Akademia Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga data 16 gusht do të nisin stërvitjet për të gjithë ekipet. Si rrjedhojë, në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit po punohet për përzgjedhjen e stafit teknik që do të punojë me ekipet e Akademisë për sezonin 2021-2021. Mund të konfirmojmë për momentin lajmin që trajner i ekipit U19 për sezonin e ri do të jetë një emër shumë i madh për klubin tonë, Vioresin Sinani. Ndërkohë, ndihmëstrajner i këtij ekipi është përzgjedhur Nefail Zhejani. Në ditët në vijim do të publikojmë edhe emrat e trajnerëve të grupmoshave të tjerë.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që drejtimin e ekipit Vllaznia U21 për sezonin e ri t’ia besojë teknikut anglez Dean Paul Sibson. Ai do të ketë në krah, jo vetëm në rolin e zëvendëstrajnerit por edhe të videoanalistit Ergi Borshin.
KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia ju urojnë suksese këtyre trajnerëve në punën e tyre me ekipet e klubit tonë!”, thuhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia bëri mbrëmjen e së premtes për mediat.