Sunday, November 24, 2024

Shorti i FSHV/Volejboll femra,Vllaznia-Barleti Volej, përballja e javës së parë në pallatin sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Vllaznia-Barleti Volej, është çifti i javës së parë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra. Ky është verdikti i shortit që Federata Shqiptare e Volejbollit hodhi në ambientet e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të kryeqytetit. Me pjesëmarrjen e presidentit të shoqatës së volejbollit Vllaznia, Florian Zekja si dhe trajnerit Dorian Tafa.

Kjo në një farë mënyre është mundësia më e mirë për të bërë prezantimin e skuadrës së re në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”  dhe përpara tifozërisë shkodrane kur përballë një ekip potent si Barleti Volej, i cili ka shkëlqyer gjatë viteve të fundit.

Skuadra kuqeblu e femrave e drejtuar nga trajnerët Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli, pjesë e shoqatës së re Vllaznia Volej e krijuar pak kohë më parë me president Florian Zeka ka ditë që përgatitet me shumë seriozitet, si në Shkodër dhe në plazhin e Velipojës me synimin e një përfaqësimi me nivel pretendenti kryesor për të fituar trofe.

Pas sfidës së javës së parë Vllaznia-Barleti Volej, për javën e dytë të kampionatit, Vllaznia e femrave udhëton në kryeqytet për t’u ndeshur me Tiranën, ndërkohë që në javën e tretë pret në “Qazim Dervishi” pret Skenderbeun e Korçës për të vijuar në vazhdim betejat e tjera të kampionatit.

Krahas ekipit të parë, Vllaznia e femrave do të përfaqësohet në këtë sezon sportive edhe me tre ekipe moshash, ato U-16, U-18, U-20. Për t’u theksuar është se Kombëtarja e Shqipërisë e grupmoshës së 16 vjeçareve, e grumbulluar këto ditë në kryeqytet ka në gjirin e saj 5 volejbolliste të Vllaznisë, që janë Adma Mikopuli, Paola Gjyshja, Gentiana Kodra, Aliçe Gjergji dhe Altea Malevija, element këto që garantojnë një aktivizim të suksesshëm edhe me ekipin e parë të Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img