Ndërkohë që kuqeblutë e drejtuar nga zëvendëstrajneri Ergi Borshi vazhdojnë përgatitjet në pritje të rifillimit të kampionatit, i cili është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi po merr pjesë në një aktivitet të rëndëisishëm që po zhvillohet në Danimarkë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i kuqebluve, Alban Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në Kopenhagë, në 33rd EFC General Assembly, mes klubeve të futbollit europian.
Krenari dhe përgjegjësi të përfaqësoj KF Vllaznia në këtë forum të rëndësishëm, duke forcuar marrëdhëniet dhe pozicionin e klubit tonë në familjen e madhe të futbollit europian. Vllaznia, gjithmonë me ambicie përpara! ”, shkruan presidenti Xhaferi.
Asambleja e 33-të e European Football Clubs (EFC) po zhvillohet në Copenhagen, 28–30 shtator 2026, dhe sot, 29 shtator, është dita kryesore e punimeve. EFC e konsideron General Assembly aktivitetin më të madh të sezonit dhe vendin ku klubet diskutojnë prioritetet strategjike dhe drejtimin e futbollit europian
Pjesa kryesore është Football Leaders Forum dhe më pas Plenary Session. Ndër figurat kryesore janë Presidenti i EFC Nasser Al-Khelaïfi, Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin, Ministrja daneze e Kulturës Zenia Stampe, CEO/Chairman i EA Andrew Wilson, ish-portieri danez Kasper Schmeichel, si edhe drejtues të shumë klubeve europiane. Eventi drejtohet nga Kelly Cates dhe Ulla Essendrop.
Një zhvillim shumë i rëndësishëm i bërë publik sot është propozimi i Al-Khelaïfi për krijimin e “World Football Clubs”, një strukturë që synon t’u japë klubeve një zë institucional në nivel global. Ai njoftoi gjithashtu se Barcelona është rikthyer në EFC, ndërsa tha se Real Madrid është në proces rikthimi. Sipas tij, EFC tashmë ka kaluar 900 klube nga 55 vende, me synim 1,000 anëtarë.
Kjo e bën veçanërisht interesante praninë e Joan Laporta, i cili ndodhet në Copenhagen më 29–30 shtator.


