Sunday, November 24, 2024

Starton sot sezoni i ri futbollistik shqiptar. Dueli Teuta-Partizani, sfida hapëse e Kampionatit të 83-të të Kategorisë Superiore

Lexo

Kampionati i Kategorisë Superiore nis rrugëtimin prej 36 javësh, duke i dhënë jetë kompeticionit të 83 të futbollit në vend. Nga ambicjet e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë, tek dëshira e Teutës për të përsëritur sezonin e kaluar, e deri tek rikthimi i Dinamos me objektiv rikthimin në majën e futbollit. Të gjithë kërkojnë lavdinë, duke shpresuar të arrijnë te titulli i aq shumë dëshiruar.

Teuta-Partizani

Fillim spektakolar i kampionatit nis ditën e premte në orën 19.45 me sfidën që ka elektrizuar sezonet e kaluara: Teuta-Partizani. Kryeqytetasit kanë ndryshuar fytyrë mes shumë largimeve, por në stol ka një strateg si Daja që di të nxjerrë nga telashet. Ndërkohë, për durrsakët kjo është një provë karakteri, për të treguar se kanë të njëjtat ambicje si në sezonin e kaluar.

Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu

Ditën e shtunë do të luhen dy takime. Laci-Vllaznia është gjithnjë tërheqëse, sidomos me paparashikueshmërinë që garantojnë këtë herë dy formacionet. Shkodranët kërkojnë titullin dhe e kanë deklaruar hapur. Tekniku, Thomas Brdaric e provoi forcën e skuadrës që disponon edhe në Conference League, pavarësisht eleminimit në raundin e dytë. Dy skuadrat i kanë nisur përgatitjet më herët dhe gëzojnë formën më të mirë. Ndërkohë Tirana e nis premierën në shtëpi, ndaj një Skënderbeu që do të kërkojë të shpëtojë një tjetër sezon pa objektiva.

Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo

Java e parë e Superiores do të mbyllet ditën e dielë me dy takime. Duke filluar nga ora 13:45 Egnatia do të presë Kukësin. Pas një performance pozitive në Kategorinë e Parë, dhe me një merkato të kujdeshshme e cilësore, Egnatia e drejtuar nga Gugash Magani duket gati për këtë aventurë të re. Nga ana tjetër blutë prezantohen me një trajner si Diego Longo, por duhet të gjejnë stabilitetin në ndryshimet kolosale në skuadër, në krahasim me një vit më parë. Takimi tjetër do të jetë mes Kastriotit dhe Dinamos, skuadra më e pritur për shkak të një investimi të jashtëzakonshëm, që e katapulton formacionin e Bledi Shkëmbit në pretendent për titull.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img