Jozef Sermi është një emër i njohur i sportit shkodran. I rritur në një familje sportive, dhe me përkujdesjen e dajës së tij, Zef Gjoni, ish boksier, ish basketbollist dhe më pas trajner boksi, Jozi bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Marselin iu bashkuan ekipit të Vllaznisë në boks. Konkuroi pak vite si boksier, por më së shumti u përqëndrua në detyrën e trajnerit të Vllaznisë, por edhe të ekipit kombëtar. Përmbi 14 vite i shërbeu qytetit të tij duke djersitur në palestrën e boksit Vllaznia për përgatitjen e brezave të tërë boksierësh të talentuar, ndërkohë që njëherazi kryente edhe detyrat shtetërore në administraten e Këshillit të Qarkut Shkodër. Falë lotos së fituar amerikane, rreth një vitë më parë, ai vendos të largohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton dhe punon aktualisht atje me familjen e tij. Në komunikimet e shpeshta me të, ashtu sikur edhe këtu kur ishte në detyrën e trajnerit, Jozefi u lumturua kur mësoi se ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të boksit do të transmetoheshin live në televizionin e Shkodrës, TV1 Channel. Dhe, me këtë rast, lindi ideja e realizimit të kësaj interviste me ish trajnerin e boksit, Jozef Sermi, të cilën ju ftojmë ta ndiqni.
Përshëndetje nga Shkodra, Jozef! Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua sonte Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur, dita e parë. Ky është aktiviteti i parë kombëtar që zhvillohet në Shkodër që pas largimit tuaj familjarisht për të jetuar në SHBA. Patjetër, emocione dhe nostalgji për kohën e gjatë të bashkëpunimit me këtë ekip. Si e përjetuat?
Gac të falenderoj për intervisten. Ky është Kampionati i parë pas 14 viteve që unë nuk jam afër ekipit si trajner. 14 vite nuk janë pak. 14 vite punë, sakrifica, emocione, suksese e dështime. 14 vite jetë. Ndeshjet normal që i kam ndjek dhe me emocione. Por jo vetem ndeshjet pasi me stafin e trajnerëve dhe me sportistat kam pas kontakte të vazhdueshme edhe gjatë fazave përgatitore. Kam ken vazhdimisht i azhornum me stervitjet që po bahen por edhe me problematikat përpara fillimit të Kampionatit.
Ndeshjet e ditës së parë i keni ndjekur direkt përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të televizionit, TV1 Channel. Si ish trajner i këtij ekipi, profesionalisht, do të donim një analizë të ndeshjeve të ditës së parë, dhe kryesisht për ato të Vllaznisë.
Po, faleminders prej jush që e keni ba të mundun transmetimin direkt të ndeshjeve. Këtu ku unë jetoj jena një komunitet jo i vogël Shkodranësh e edhe ata me shumë kënaqësi i kan pa ndeshjet. Përsa i përket ditës së parë, dy ndeshje kishte për analiz nga ana e ekipit Vllaznia. Bajoku i cili fitoi pastër dhe pa probleme dhe Christian Demaj i cili poashtu bani një paraqitje shumë të mirë. Në bazë të shortit të dy do kenë ndeshje më të forta në finale por duke i njoft të dy si boksierë dhe duke dit formën e mirë që po kalojnë besoj që edhe në finale do dalin fitimtar.
Vllaznia dhe Tirana, janë të deklaruara pretendente, kush e fiton trofeun sipas jush?
Vllaznia e Tirana ka shumë vite që janë në konkurim për titull. Këtë vit ka të reja përsa i përket ndryshimit të peshave pasi janë shtu 3 kategori, pra nga 10 jan ba 13 kategori. Të dy ekipet në gjirin e tyne kanë boksierë të mirë. Tirana shihet e përforcume me boksier nga Durrësi por besoj e shpresoj se Vllaznia në fund do shpallet fituese e Kampionatit. Por ma kryesorja është që nga ky kampionat të dalin boksierë sa ma cilësor për ekipin Kombëtar i cili shumë shpejt do marrin pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në muajin tetor.
Në ditën e dytë eleminatore, dhe sidomos në finalet e paradites së shtunë, pritet të ketë rekord tifozësh. Keni ndonjë mesazh për fansat kuqeblu që pritet të jenë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
Tifozat nuk i kan mungu kurrë sportit të boksit. Ndoshta situata e pandimis mund t’i ketë step pak por un kisha dasht që sa ma shumë tifoza e për ma tepër sa ma shumë të rinj të frekuentojnë pallatin e sportit me pa boks në këtë rast e sport në përgjithësi. Tifozët shkodran jan të veqant. Shkodra ka nje lidhje te veqant me sportit.
Në fund, diçka edhe për vete. Investimi, një jetë të tërë me sportin e boksit, si ish boksier dhe ish trajner, ka vend për t’u shfrytëzuar edhe në SHBA?
Shpesh here dëshira me mundësitë nuk shkojnë në një drejtim. Momentalisht jam i fokusum në gjana të tjera që janë larg sportit pasi i tillë është emigracioni. Në një moment që kushtet të pjeken padyshim që me kënaqësi do rikthehem afër sportit. Jo 14 por edhe 40 vite më kënaqësinë ma të madhe do i kisha investu në sport.
Intervistoi: Gaspër MARKU