Abisnet Superiore do të luajë ditën e sotme 3 ndeshje mjaft spektakolare,që janë të vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Në këtë mënyrë nis zyrtarisht dhe faza e katërt e Superiorës,teksa do të luhet në dy orare të ndryshme në Rrogozhinë, Durrës dhe Korçë.
Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Erzenit dhe Laçit,sfidë që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 14:00. Një duel për mbijetesën mes dy ekipeve,me shijakasit që kërkojnë 3 pikët për tju larguar fundit të klasifikimit,ndërsa kurbinasit për të lënë pas “Play-Out”.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Durrës dhe Korçë. Në “Niko Dovana” do të sfidohen Teuta dhe Partizani. Vendasit luajnë gjithçka për mbijetesën,ndërsa nga krahu tjetër te demat nuk lejohen hapa fals,pasi do të rrezikonin që të largoheshin akoma më shumë nga 2 vendet e para në klasifikim.
Interesante do të jetë edhe sfida mes Skënderbeut dhe Egnatias që do të luhet në Korçë. Korçarët tentojnë vetëm 3 pikët për të blinduar vendin e tyre në “Final-Four”,teksa nga krhau tjetër rrogozhinasit kërkojnë rikthimin te fitorja,e cila iu mungon prej 5 javësh dhe në rast një rezultati negative rrezikojnë të humbasin vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Java e 28-të e Superiores
Sot
Erzeni-Laçi(14:00)
Teuta-Partizani(17:00)
Skënderbeu-Egnatia(17:00)
Nesër
Kukësi-Vllaznia(14:00)
Tira-Dinamo(17:00)
Fatos LAMAJ