Tuesday, December 10, 2024

Miqësoret ndaj Maltës U-19/. Në listë portjeri velipojak Gabiel Guri që luan në Francë. Asnjë futbollist nga Vllaznia!

Lexo

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën U-19 në datat 20 dhe 22 mars. Të dyja takimet do të luhen në Maltë në stadiumin “Centenary Stadium” në orën 19:30 dhe ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar për trajnerin Bledi Shkëmbi me Kombëtaren U-19.

Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore me Maltën U-19.

Trajneri Shkëmbi ka thirrur 20 lojtarë, teksa 7 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar. Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, ndërsa Eltion Misini luan me skuadrën e Ferizajt në Kosovë.

Spikat në këtë listë portjeri nga Velipoja, Gabriel Guri që luan në Francë, ndërkohë që të bie në sy që ka asnjë pjesëtar të Vllaznisë që kryeson Superligën U19.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet të dielën në mëngjes dhe më pas ekipi do të udhëtojë drejt Maltës, aty ku do të kryhen edhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për dy sfidat miqësore me Maltën U-19:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img