Sunday, December 22, 2024

Abissnet Superiore-Nesër dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të. Në sfidën, Egnatia-Tirana, gjykojnë 3 arbitra shkodranë

Lexo

Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të “Abissnet Superiore” ka luajtur tre ndeshjet e para. Të pren, Vllaznia mundi Skënderbeun 5 me 0 dhe Dinamo fitoi në transfertë me Teutën 1 me 2. Ndërkohë, dueli i sotëm, i treti sipas radhës për javën e 18-të, i luajtur në stadiumin e Laçit, në mes kurbinasve vendas dhe Kukësit mysafir u mbyll në barazim, 1 me 1.

Dy ballafaqimet e fundit të javës së 18-të, janë Egnatia-Tirana dhe Partizani-Erzeni do të luhen nesër(të dielën), që të dy dyja nisin në orën 17:00.

Për ndeshjen që do të luhet në “Demrozi Stadium” të Rrogozhinës, janë mësuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë këtë ndeshje, ku të bie në sy se në trupën gjykuese janë tre arbitra shkodranë.

Bëhet fjalë për arbitrat, Jetmir Podgorica, Ditmir Grimci dhe Indrit Myrtja. Podgorica është i caktuar në pozicionin e anësorit së bashku me kolegun e tij nga Tirana, Rejdi Zajimi, ndërkohë kryesor është caktuar, lezhjani Eldorian Hamiti.

Shkodrani tjetër, në këtë trupë të ndeshjes, Egnatia-Tirana, Ditmir Grimci, do të jetë në ropin e gjyqtarit të katërt. Ndërkohë, që arbitri i tretë nga Shkodra, Indrit Myrtja do të jetë në pozicionin VAR duke patur koleg në AVAR, elbasanasin, Enea Jorgji.

Trupa gjykuese e kësaj ndeshje plotësohet me dyshen e Eraldi Shera(Shijak) dhe Servet Bogdani(Durrës), i pari delegat i FSHF-së dhe i dyti, vëzhgues.

Egnatia-Tirana

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhë)

Asistent 1: Rejdi Zajimi(Tiranë)

Asistent 2: Jetmir Podgorica(Shkodër)

Arbitër i 4: Ditmir Grimci(Shkodër)

Var: Indrit Myrtja(Shkodër)

Avar: Enea Jorgji(Elbasan)

Delegat: Eraldi Shera(Shijak)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img