Ballina Futboll Abissnet Superiore-Dy sfidat e sotme, premtohet spektakël dhe emocione në Rrogozhinë dhe...

Abissnet Superiore-Dy sfidat e sotme, premtohet spektakël dhe emocione në Rrogozhinë dhe Vlorë

Premtohet spektakël dhe dinamikë në dy duelet e sotme të cilat jan të vlefshme për javën e 20-të të “Abisnet Superiore”.

Paralelisht do të luhet në orën 17:00 ku sfida Egnatia-Elbasani do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, ndërsa Flamurtari-Bylis do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Kampionët në fuqi zbresin në fushë për të rrëmbyer fitoren dhe për të blinduar dhe më shumë vendin e parë nga ku ndodhet aktualisht me 37 pikë.

Ndërsa po aq egër në fushë pritet të luaj edhe Elbasani pasi e ndjek nga pas Egnatin me 34 pikë.

Të gjendur në vendin e dytë verdheblutë jan më të motivuar se kurr që të rrëmbejnë kryesimin.

Në të njëjtin sprint konkurrence do të jetë edhe sfida në Vlorë ku Flamurtari do të pres në shtëpi skuadrën e Bylis.

Në një kohë kur të dyja skuadrat luajn për pikë në kufirin e jetikeve,ndeshja në Vlorë pritet të jetë mjaftë e luftuar.

Tre pikëshi në fund të garës është më shumë se sa synim për të shijuar fjalën fitore dhe në këto kushte është shumë i nevojshëm,sidomos për vlonjatët të cilët ndodhen në zonën e ftohtë ndërsa Bylis kërkon të largohet nga zona “play-out”.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu