Friday, December 27, 2024

Abissnet Superiore- Finalja greke në Tiranë, FSHF sposton derbin e javës së 33-të

Lexo

Finalja e Kupës së Greqisë mund të luhet në Tiranë pasi FSHF ka vendosur të pranojë organizimin e sfidës AEK-PAOK ndërsa federata greke gjithashtu po e shikon me prioritet mundësinë e organizimit në vendin tonë.

RTSH Ssport mëson se për të nxitur autoritetet greke të hedhin një hap përpara, oferta nga pala shqiptare është bërë dhe ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj është tërhequr me 24 orë më herët e mund të luhet në datën 16 maj për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj, në mënyrë që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen që nuk pranoi ta organizonte Nikozia në Qipro për shkak të trazirave që mund të shkaktojnë tifozët e dy prej skuadrave më të forta të Greqisë.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Tiranë do të jetë një sipërmarrje e madhe, ndoshta më e rëndësishmja pas finales së Coonference League. Gjatë orëve të fundit ka pasur bisedime të ngjeshura mes dy federatave pasi ishte e pamundur që në datën 24 maj që është edhe data zyrtare e finales, të luhej futbollm pasi stadiumi më modern i vendit tonë, është prenotuar nga një eveniment artistik.

Çiftet e tjera të javës së 33-të të Superiore që do të luhen të mërkurën, janë Kukësi-Laçi, Erzeni-Bylisit, Kastrioti-Egnatia, Vllaznia-Teuta.

Kalendari i javës së 33-të Superiores

15:00 Erzeni – Bylis
15:00 Vllaznia – Teuta
15:00 Kukësi – Laçi
15:00 Kastrioti – Egnatia
18:30 Tirana – Partizani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img