Rikthehet Champions League.Mbrëmja e sonte vjen me një përballje tejet të fortë mes dy rivaleve të vjetra dhe të denja njëra me tjetrën. Në fushë do të zbresin dy nga ekipet më të mira të Europës. Madridi hap dyert për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League mes kampionëve në fuqi dhe ekipit më në formë të kontinentit. Real Madrid-Mancehster City, Ancelotti përballë Guardiola-s, Halaand kundër Benzema, por edhe fotokopje e gjysmëfinales së vitit të kaluar ku Real e nisi me një fitore por ktheu gjithçka në “Santiago Bernabeu” për të siguruar kualifikimin e vuajtur me rezultatin e përgjithshëm 6-5.
Në krahun tjetër, Carlo Ancelotti është gjithashtu diplomat por edhe pragmatist: “Nëse mbron mirë, rezultati më i keq është barazimi. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sulmojmë. Të mos harrojmë se sezonin e kaluar shënuam 6 dhe pësuam 5 ndaj kësaj skuadre. Do të dëshiroja të bënim të njëjtën gjë edhe këtë vit por City është një skuadër më e kompletuar dhe kanë në përbërje një sulmues shumë të rrezikshëm si Halaand. Tani ata luajnë edhe me topa të gjatë e janë më të organizuar por kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar stil pasi vazhdojnë të luajnë mirë me topin”.