Java e 12-të e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar nis sot me tre sfidat e para, Tirana-Vllaznia, Kastrioti-Kukësi dhe Egnatia-Laçi. Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Partizani-Bylis dhe Teuta-Erzeni, luhen nesër.
Në tre sfidat e ditës së sotme, natyrisht që ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, është më e rëndësishmja, jo vetëm si klasike e futbollit shqiptar, por edhe për vetë pozitat ku gjenden skuadrat, bardheblutë kryesues pas javës së 11-të me 21 pikë dhe Vllaznia e treta me 18 pikë.
E parë në një këndvështrim tjetër, sfida e sotme që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 13:00 të ngjan edhe me një përballje Superkupe, me Tiranen kampione në fuqi dhe Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, jot ë rëndësishëm janë edhe dy duelet e tjerë, që di luhen në stadiumin e Kamzës me Kastrioti-Kukësi dhe në Rrogozhinë, Egnatia-Laçi. Sidomos, sfida e Rrogozhinës ka të veçantën e vet sepse përballë dy dy trajnerë “kundërshtarë” të njëri tjetrit edhe në aspektin professional të trajningut, kur kemi parasysh që largimi i Duros në fillim të sezonit u zëvendësua nga malazezi, Vukiçeviç.
Të tria ndeshjet e ditës së sotme nisin në të njëjtën orar, atë 13:00.