Saturday, April 27, 2024

Tirana-Vllaznia, gati për start. Josa zyrtarizon formacionin e parë. Në majë të sulmit kuqeblu, Ante Aralica

Lexo

Tirana dhe Vllaznia, dy skuadrat që përballen sot në kuadrin e javës së 12-të të kategorisë Superiore janë gati për start. Siç është bërë me dije edhe më herët, në kalendarin zyrtar të FSHF-së, ndeshja në fjalë duhej të luhej në Shkodër, por duke qënë se bari i stadiumit “Loro Boriçi” është në process rimbjellje, sfida në fjalë është zhvendosur për tu luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Në këto momente, të dyja skuadrat janë në nxemje e sipër duke pritur orën 13:00 për startin e kësaj supersfide, e cila për vetë nivelin e të yja skuadrave pritet të dhurojë spektakël.

Ndërkohë, sa i përket lojtarëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, të dy trajneret kundërshtarë, Orges Shehi i Tiranës dhe Mirel Josa i Vllaznisë, kanë zyrtarizuar formacionet e tyre.

Në kampin kuqeblu ka pasur dilema gjatë përgatitjeve të  pragndeshjes n lidhje me futbollistin që do t’i besohej maja e sulmit. Në çastet e fundit, besimin për të luajtur në këtë rol e ka fituar kroati Ante Aralica.

Konkretisht, Vllaznia do të luajë sot me këtë formacion:  Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi; Mala, Aralica, Herald Marku. Trajner: Mirel Josa

Ndërkohë, në skuadrënkundërshtare e Tiranës, tekniku Shehi ka preferuar të luaj me këtë formacion: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Limaj, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

Së bashku me formacionet përkatëse janë zyrtarizuar edhe arbitrat e ndeshjes, ku bilbili i kryesorit të ksaj sfide mes dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar, i është besuar një emri të rinj, patosarakut Olsion Yzeiraj. Ndihmës të tij do të jenë, tiranasit Ergin Doda dhe Herald Lisaku. NGa Tirana është edhe arbitri i katërt, Orlando Kuka. Ndërsa në VAR është lezhjani Eldorian Hamiti dhe AVAR Albert Doda nga Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img