Sunday, February 25, 2024

Abissnet Superiore / Java e 22-të luhet në fundjavë, spikat takimi Partizani – Egnatia

Lexo

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.

Sfida hapëse e javës do të jetë Kukësi – Tirana e cila do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur prej orës 13:30.

Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 16:00. Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Egnatian, sfida mes vendit të parë dhe të dytë në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa në anën tjetër rrogozhinasit do të tentojnë të regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në “Abissnet Superiore”, për të thelluar akoma më shumë diferencën në renditje.

Ndeshja tjetër që do të luhet në të njëjtën orë është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Durrsakët ende nuk e kanë regjistruar triufmin e parë për këtë vit në “Abissnet Superiore” dhe do të kërkojnë të fitojnë në “Niko Dovana” ndaj Skënderbeut. Në anën tjetër, korçarët duan vazhdimësinë pas triumfit në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Të dielën do të luhen edhe dy takimet e fundit, në orën 13:30. Laçi do të presë Vllazninë, ndërsa Erzeni do të përballet me Dinamo City.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img