Superiorja do të luaj sërish në fundjavë ndeshjet e javës së 25-të. Takime mjaftë delikate jan në program për t’u luajtur,me ekipet që do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për 3 pikët.
Kështu kjo javë do të luhet të shtunë e të dielë. Saktësisht më 15 shkurt do të sfidohen mes tyre Bylis-Elbasani dhe Egnatia-Partizani. Duele këto që do të startojnë në orën 13:30.
Padiksutim që e gjithë vëmendja do të jetë te përballja e pretendentëve në Rrogozhinë,ku Egnatia dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendet e para në renditje. Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Dinamo dhe Vllaznia në “Elbasan Arena”.
Edhe ky një tjetër duel pretendentësh që mer vëmendjen kryesorë të tifozëve. Si dinamovitët ashtu edhe shkodranët do të luftojnë kokë më kokë për 3 pikët.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen takimet e tjera. Laçi do të pres Teutën në orën 13:30,ndërsa Tirana do të dueloj me Skënderbeun në orën 16:30.
Të shtunën
Bylis-Elbasani(13:30)
Egnatia-Partizani(13:30)
Dinamo-Vllaznia(16:30)
Të dielën
Laçi-Teuta(13:30)
Tirana-Skënderbeu(16:30)
Fatos LAMAJ