Superiorja do të luajë me 7 dhe 8 prill ndeshjet e vlefshme për javën e 30-të. Gjithçka është e hapur, si për “Final-Four” dhe për mbijetesën. Të gjitha janë ndeshje përcaktuese për fatet e skuadrave përkatëse, por mes tyre, dueli që spikat më tepër është ai në mes Partizanit dhe Vllaznisë, dy skuadra rivale në historinë e futbollit shqiptar që aktualisht mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditje.
Kjo javë nis të dielën me sfidën mes Kukësit me Dinamos. Po në të njëjtën ditë, Teuta pret Laçin dhe Partizani Vllazninë.
Të hënën e 8 prillit, Erzeni pret Egnatian në stadiumin e këtyre të fundit. Skënderbeu-Tirana është sfida që mbyll javën,ku shpresat e të dyja skuadrave qëndrojnë te “Final-Four”.
Të dielën
Kukësi-Dinamo(15:00)
Teuta-Laçi(18:00)
Partizani-Vllaznia(20:00)
Të hënën
Erzeni-Egnatia(15:00)
Skënderbeu-Tirana(18:00)
Fatos LAMAJ