Friday, September 27, 2024

“Abissnet Superiore”-Java e 7-të nis me sfiden e sotme Egnatia-Partizani

Lexo

Egnatia – Partizani është takimi i parë i Javës së 7-të të Abissnet Superiore që do të luhet sot në stadiumin “Egnatia Arena” duke nisur nga ora 16:00. Një duel që premton spektakël, të cilin përpos tifozëve në stadiumin e Rrogozhinës, sportdashësit do të mud ta shijojnë edhe përmes transmetimit në RTSH Sport.

Të dyja skuadrat kanë në objektiv fitoren, por më e favorizuar duken rrogozhinasit të cilët luajnë në shtëpi. Ndërkohë, që edhe të kuqt5ë kanë treguar jo pak herë se janë të suksesshëm edhe në ndeshjet në transfertë.

Abissnet Superiore vijon të shtunën me dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi – Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën. Bylis – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00. Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img