Thursday, November 20, 2025

Abissnet Superiore-Java e gjashtë luhet në tre ditë. Nis të premten me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana(19:00) në “Air Albania” dhe kulmon të shtunën në “Loro Boriçi” me duelin e kryesuesve të kampionatit, Vllaznia-Elbasani, ora 19:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Superiorja javë pas jave po bëhet edhe më spektakolare. Duele mjaftë të luftuara jan në program për tu zhvilluar në fundjavë në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit.

Tifozët duhet të mbajnë frymën, pasi përballë njëra-tjetrës do të vihen ekipet pretendente, ku gjithçka do të kulmojë me derbin mes Partizanit e Tiranës.

Pikërisht kjo sfidë do të hap edhe serinë e kësaj jave dhe është dueli i vetëm që do të luhet ditën e premte.

Kështu në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet derbi i parë i këtij sezoni mes Partizanit e Tiranës.

Dy ekipet që këtë sezon po zhgënjejnë vihen përballë dhe do të luftojnë për të mar kryeqytetin.

Ndërkohë pas emocioneve që do të na jap ky derbi do të luhen të tjera takime të luftuara.

Kështu të shtunën në program jan dy sfida,të cilat do të luhen po në orën 19:00.

Dinamo do të pres Flamurtarin në “Selman Stërmasi” duke rikthyer kështu përballjet e të kaluarës dhe rivalitetin mes tyre.

Paralelisht do të luhet edhe në Shkodër, ku në stadiumin “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Elbasani. Dy ekipet që udhëheqin Superioren do të përplasin brirët për vendin e parë në elitë.

Dhe sa i takon të dielës, gjithashtu do të jetë fantastike. Në orën 14:00 në stadiumin e Laçit do të luhet sfida Vora-Egnatia. Takim interesant mes dy ekipeve që po bëjnë mirë në këtë fillim sezoni. Ndërkohë në orën 17:00 do të jetë radha e Teutës dhe Bylis për të bërë mes tyre llogaritë e javës së gjashtë të kampionatit,përballje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

Kalendari i Javës së 6-të të Superiores

Të premten

Partizani-Tirana(19:00)

Të shtunën

Dinamo-Flamurtari(19:00)

Vllaznia-Elbasani(19:00)

Të dielën

 

Vora-Egnatia(14:00)

Teuta-Bylis(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img