Laçi-Egnatia dhe Bylis-Partizani, janë dy sfidat e fundit të javës së tretë të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshjet në fjalë janë të ptogramuara të luhen sot duke filluar nga ora 15:00, në stadiumet e Laçit dhe të Ballshit.
Një fitore dhe një humbje kanë kurbinasit, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit duke pasur 3 pikë në renditje, ndaj ndeshja e sotme është një domosdoshmëri për skuadrën e drejtuar nga malazezi Vukiçeviç për të marrë pikët e plota. Përballë ka rrogozhinasit me 0 pikë në tabelën e klasifikimit, por që në pamje të jashte, për specialistët e e futbollit, Egnatia e këtij sezoni ëstë e ndërtuar në atë mënyrë që kërkon një vend sa më lart në tabelën e klasifikimit, madje duke lakuar edhe pjesëmarrjen në Europë.
Sa i takon çiftit tjetër, Bylis-Partizani, takim që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, vendasit, edhe pse vijnë nga kategoria e parë, në dy jaët e para kanë marrë një fitore ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës duke qënë në kutoën e 4 pikëve. Përvallë skuadsrës së drejtuar nga Arian Bellai është Partizani që këtë sezon drejtohet nga italiani Xhovani Kolel. 6 pikë të plota kanë të kuqtë pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit duke kryesuar me meritë kampionatin.
Në pritje të këtyre ndeshje, sektori i arbitrave pranë FSHF-së, kanë konfirmuar edhe emrat e trupave gjykuese për dy ndeshjet në fjalë.
Laçi-Egnatia
Olsion Yzeiraj(Arbitër kryesor). Nuri Rrapaj dhe Rejdi Zajimi(Anësorë). Olti Cela, arbitër i katërt.
Sistemi VAR-Kreshnik Cjapi, AVAR-Orlando Kuka.
Bylis-Partizani
Juxhin Xhaja(Arbitër kryesor). Ilir Tartaraj dhe Renato Malaj(Anësorë). Laver Alla, arbitër i katërt
Sistemi VAR-Kreshnik Bajramaj, AVAR-Olsid Ferataj.