Akademia Futbollit Bashkimi mori pjese me 4 ekipe ne turneun Shkodra Summer Cup ku perveç çasteve të bukura, miqesisë së re dhe lojës së zhvilluar, arriti të triumfonte edhe me fitoren e trofevë në grupmosha të ndryshne.

U15 -Vendi-1 Kupa-Silver
U13-Vendi-1 Kupa-Bronx
U11-Vendi-2 Kupa-Bronx
U9-Vendi-3 Kupa-Bronx
Një organizim shumë i mirë dhe me shumë vlera ku vlen të përmenden se në ekipin U15 u aktivizuan ish lojtaret që kanë qënë pjesë e ekipit tonë.
Ambra Reshiti-Lojtare e Kombetares U15/U16 dhe KFF VLLAZNIA U17
Enis Repaj-Lojtar i Kombetares U14 dhe KF VLLAZNIA U14
Sejdi Duraj-Lojtar i Kombetares U14 dhe KF VLLAZNIA U14
Edhe disa emra te tjerë te spikatur qe kane qene pjes te ekipit tone qe i falenderojme te gjithe qe u treguan te gatshem dhe luajten perseri me ne!
Urojme Organizatoret e ketij turneu Jetmir Podgorica dhe padyshim Shoqaten Rajonale te Futbollit Shkoder me kryetar Z.Lazer Matia”, shprehet për Veriu Sport, drejtuesi i KF Bashkimi-Ervin Alushi.
(Video) Prononcimin e plotë në video të drejtorit të KF Bashkimi Ervin Alushi, si dhe pamje nga ceremonia e mbylljes së Turneut Ndërkombëtar, “Shkodra Summer Cup 2026”, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


