Tirana-Skënderbeu dhe Dinamo City – Partizani janë dy çiftet e para të javës së 13-të të Abissnet Superiore që masin forcat duke luajtur në dy orare të ndryshme. Bardheblutë presin në shtëpinë e tyre, stadiumin “Selman Stërmasi”, Skënderbeun me ndeshjen që nis në orën 13:30. Ndërkohë, derbi i kryeqytetit Dinamo City – Partizani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur prej orës 18:30.
E shtuna e 28 nëntorit ka në program edhe dy sfida të tjera. Në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”.
Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia – AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”.
Kalendari i javës së 13-të Superiore
Sot(E premte)
Tirana – Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman Stërmasi”
Dinamo City – Partizani, 27.11.2026, 18:30, “Elbasan Arena”
E shtunë
FK Vora – Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”
Vllaznia – KF Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”
E dielë
Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”


