Dy nga pesë duelet e javës së tretë të kategorisë Superiore janë luajtur pasditen e sotme duke regjistruar humbje në shtëpi për kuksianët, Kukësi-Kastrioti 1-2 dhe barazim në derbin durrsak, Erzeni-Teuta 0-0. Ndeshjet në fjalë i bashkohen asaj të luajtur një ditë më parë, Tirana-Vllaznia 1-2, ndërkohë që java e tretë mbyllet nesër me dy ndeshjet e tjera Laçi-Egnatia, Bylis-Partizani.
Befasinë më të madhe në ndeshjety e sotme, pse jo edhe të javës së tretë, e ka regjistruar Kukësi i trajnerit Skënder Gega, teksa është mundur në shtëpi nga Kastrioti i Krujës me rezultatin 1-2.
Ndërkohë, shijakasit e drejtuar nga Xhevahir Kapllani, vazhdojnë të surprizojnë me përformancën e tyre. Në derbin e sotëm durrsak ndaj Teutës, ato e mbyllën në barazim ndeshje duke shkuar në kuotën e pesë pikëve në tre ndeshje dhe të tretët në renditjenprovizore të kampionat.
Rezultatet e tre ndeshjeve të para të Superiores
Tirana-Vllaznia 1-2, Erzeni-Teuta 0-0, Kukësi-Kastrioti 1-2
Nesër, ora 15:00, dy ndeshjet e fundit: Laçi-Egnatia, Bylis-Partizani.