Monday, May 6, 2024

Abissnet Superiore, luhen dy ndeshjet e së shtunës. Befason Kukësi, humb në shtëpi me Kastriotin 1-2. Derbi durrsak, Erzeni-Teuta barazim 0-0

Lexo

Dy nga pesë duelet e javës së tretë të kategorisë Superiore janë luajtur pasditen e sotme duke regjistruar humbje në shtëpi për kuksianët, Kukësi-Kastrioti 1-2 dhe barazim në derbin durrsak, Erzeni-Teuta 0-0. Ndeshjet në fjalë i bashkohen asaj të luajtur një ditë më parë,  Tirana-Vllaznia 1-2, ndërkohë që java e tretë mbyllet nesër me dy ndeshjet e tjera Laçi-Egnatia, Bylis-Partizani.

Befasinë më të madhe në ndeshjety e sotme, pse jo edhe të javës së tretë, e ka regjistruar Kukësi i trajnerit Skënder Gega, teksa është mundur në shtëpi nga Kastrioti i Krujës me rezultatin 1-2.

Ndërkohë, shijakasit e drejtuar nga Xhevahir Kapllani, vazhdojnë të surprizojnë me përformancën e tyre. Në derbin e sotëm durrsak ndaj Teutës, ato e mbyllën në barazim ndeshje duke shkuar në kuotën e pesë pikëve në tre ndeshje dhe të tretët në renditjenprovizore të kampionat.

Rezultatet e tre ndeshjeve të para të Superiores

Tirana-Vllaznia 1-2, Erzeni-Teuta 0-0, Kukësi-Kastrioti 1-2

Nesër, ora 15:00, dy ndeshjet e fundit: Laçi-Egnatia, Bylis-Partizani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img