Superioria do te hape sot javen e 32-te te saj me 4 sfida qe do te turbullojne ujerat ne renditjen e pergjithshme. Në oren 14:00 do te startojne 2 sfidat e para me Egnatian qe pret Bylisin ne shtepi ndersa Kastrioti luan ne Elbasan si prites perballe Vllaznise.
Ne oren 18:00 do te luhen edhe 2 ndeshjet me peshen me te rende te kesaj jave. Tirana udheton ne Durres ku sfidon Teuten ndersa Partizani pret Kukesin ne “Arena e Demave”. Dy perballje ne distance me Tiranen dhe Partizanin qe kane titullin ne mes, ndersa Teuta e Kukesi mbijetesen.
4 perballje per diten e sotme qe garantojne spektakel dhe ne fund mund te kemi edhe verdiktet e para edhe pse jo matematikisht, por nese Partizani ndalet dhe Tirana fiton atehere titulli eshte ne xhep per bardheblute. E njejte edhe situata e Europes mes Vllaznise dhe Egnatias apo ajo e mbijeteses me 4 ekipet e fundit.
Fatos LAMAJ