Mes 550 pjesëmarrësve të “Shkodra Marathon 2026” ishte edhe çifti shashkëshortor sportiv nga Shkodra, Irma Temali dhe Adrit Kraja.
Një çift ky mjaft i njohur për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, falë pasionit dhe të qënurit aktiv në fushën e sportit.
Irma dhe Adriti, e para punonjëse e administratës së Bashkisë Shkodër dhe Adriti diku tjetër, nuk janë sportistë të mirëfilltë profesionist, por falë përgatitjes dhe konkurimit në garat zyrtare që organizohen në Shkodër dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, madje edhe jashtë shteti, spikasin me paraqitjet e tyre duke qënë sistematikisht pjesë e podiumit të medaljeve.
Të tilla janë konkurimet në të gjithë edicionet e edicionit Triathlon Labeat-Shirokë Shkodër(not, biçikletë, vrapim), pedalimet me biçikletë drejt zonave malore të veriut shqiptar, si dhe të Kosovës malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe vrapimi në maratonat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për të ardhur te aktiviteti i fundit, ai i zhvilluar sot në Shkodër, “Shkodra Marathon 2026”, ku spikaten me rezultatet e tyre.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Irma dhe Adriti, shprehin emocionet dhe kënaqësinë e tyre si pjesëmarrës të këtij eventi që u zhvillua në qytetin e tyre të lindjes.
(Video) Intervistën e plotë me çiftin sportiv, Irma Temali dhe Adrit Kraja në “Shkodra Marathon 2026”, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriut Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


