Pas tre sidave të ditës së djeshme që nxorën fitues, Kastriotin ndaj Dinamos, Tiranen ndaj Skënderbeut dhe Partizanin ndaj Teutës, Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luan sot edhe dy ndeshjet e tjera, Laçi-Vllaznia dhe Egnatia-Kukësi. Takime këto që startojnë në orën 13.45 në stadiumet e Laçit dhe të Rrogozhinës, me të cilat mbyllet Java e 19-të e Superiores.
Që të dyja sfidat kanë rëndësinë e tyre maksimale, ku ndërsa në Laç përballen dy skuadra që kanë objektiv kreun, në Rogozhinë ka skuadrat përkatëse kanë objektiva të ndryshme. Vendasit kërkojnë patjetër pikët e mbijeteses, ndërkohë që kuksianët luftojnë për kreun e renditjes.