Saturday, May 4, 2024

Vllaznia-Kamza, dueli i mbrëmjes së sotme për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia dhe Kamza Basket në basketboll për meshkuj do të diskutojnë mbrëmjen e sotme gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në fjalë luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 18.00 për të përcaktuar njërën nga finalistet e kompeticionit të Kupës. Ndërkohë, finalisti tjetër do të përcaktohet në duelin tjetër që do të luhet në kryeqytet në mes Tirana Neptun dhe Teuta Basket.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri pejan, Fabian Gjuka, vjen në këtë përballje pas humbjes së tre ditëve më parë në transfertë me Tirana Neptun për llogari të Ligës Unike. Ndërkohë që një javë më parë, po për Ligën Unike mundi në Shkodër Kamza Basket, kundërshtarin që do të ketë përballë sonte në “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 18.00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img