Java e dytë e kategorisë Abissnet Superiore nis me duelen Erzeni-Vllanzia, takim që do të luhet sot në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrozhinës duke filluar nga ora 16:00.. Tre orë më pas, në 19:00, në stadiumin “Skënderbeu” luhet ndeshja e dytë, ajo në mes Skënderbeut vendas dhe Dinamos mysafire .
Në Rrogozhinë, shijakasit e drejtuar nga Deliallisi këqrkojnë fitoren e parë pas atij barazimi emocionues 3-3 që morën javën e javën e kaluar në transfertën e Laçit.
Ndërkohë, kuqeblutë e drejtuar nga Migen Memelli udhëtojnë me enuziasmin e fitores në javën e parë 3-1 ndaj Kukësit, takim ky i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Për çiftin tjetër, Skënderbeu-Dinamo , korçarët vendas kanë ndeshjen e parë të kampionatit në shtëpi, ndërkohë që një javë më parë sfiduan Egnatian në transfertë duke e mundur me rezultatin 0 me 1. Ndërkohë që dinamovitët, ndonëse ishin pritës në “Elbasan Arena” u mundën nga Tirana 2 me 3 me një gol në limitin e krejt takimit.
Tre takimet e tjera të Superiores, luhen nesër dhe pasbesër, me çiftët, Teuta-Tirana të ditës së shtunë, ora 19:00, si dhe të dielën dy sfidat e fundit të kësaj jave, Kukësi-Egnatia ora 16:00 dhe Partizan i-Laçi, ora 19:00.