Saturday, May 4, 2024

Nuk ka surpriza në kampin kuqeblu. Pritej edhe për një sulmues tjetër, por nuk ka kohë, pasi afati i merkatos skadoi mbrëmjen e së enjtes

Lexo

Në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, por në një farë mënyre, edhe vetë trajneri Migen Memelli në konferëncën e djeshme të shtypit për pragndeshjen, Erzeni-Vllaznia, janë shprehur që kuqeblutë janë në prjtje të ndonjë dhuratë të minutave të fundit në mbylljen e merkatos.

Por, afati i fundit i skadencës së merkatos, që ishte ora 24:00 e mbrëmjes të së enjtes e ka gjetur KF  Vllaznia pa asnjë lëvizje të fundit në listën e federimeve online me sektorin e garave të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Që do të thotë se braziliani Bruno Gomes dhe shkodrani Dritmir Beci, që firmosën dy-tre ditë më parë, ishin futbollistët e fundit që iu shtuan listës së protokollit në federimet e KF Vllaznia për llogari të sezonit futbollistik 2023-2024.

Një listë kjo, që edhe sipas pjesëtarëve të stafit teknik të kuqebluve është e mjaftueshme për të përballuar me sukses sezonin në fjalë, pasi të gjitha repartet e formacionit të parë, kanë dubluesit e tyre në secilin pozicion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img