Tuesday, November 26, 2024

Abissnet Superiore mbyll sezonin 2021-2022, zyrtarizohet tabela e klasifikimit

Lexo

Mbyllet sezoni 2021/2022, me Tiranën kampione dhe me Dinamon e Skënderbeun tashmë të rënë

Abissnet Superiore ka zhvilluar sot javën e fundit, duke dhënë dhe verdiktet e mbetura. Tirana e ka mbyllur sezonin me një humbje 3-2 në “Selman Stërmasi” përballë Kukësit. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh aspak festën bardheblu për fitimin e titullit kampion. Kjo fitore e verilindorëve u jep atyre vendin e katërt, por duhet të presin finale e Kupës dhe të shpresojnë në një sukses të Laçit përballë Vllaznisë për të siguruar pjesëmarrjen në Conference League.

Vllaznia, pavarësisht fitores 3-1 në Kamëz përballë Kastriotit, mbetet në vendin e pestë, që do të thotë jashtë Europe. Por ka dhe një mundësi të fundit që është finalja e Kupës. Nëse kuqeblutë trioumfojnë përballë kurbinasve, atëherë shkojnë në Europë dhe Kukësi mbetet jashtë.

Laçi i vendit të dytë është mundur në shtëpi 4-3 nga Partizani i vendit të tretë, pa ndryshuar asgjë në klasifikim dhe objektiva. Egnatia dhe Dinamo e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen mes tyre. Ndërsa blutë e kanë prerë prej kohësh biletën për në Kategorinë e Parë, rrogozhinasit do të diskutojnë qëndrimin në një përballje të vetme me Korabin. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Teuta e kanë mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0.

Rezultatet e javës së 36-të të Superiores:

Tirana-Kukësi 2-3
Seferi 58’, Beshiraj 79’ / Feijao 35’, Bekaj (aut.) 51’, Basa (pen.) 81’

Laçi-Partizani 3-4
Zylfiu 9’, Guindo 71’, Qato 90+1’ / Stenio Junior 33’, Murataj 44’, Rrapaj 60’, Kote 90+4’

Kastrioti-Vllaznia 1-3
Kaina 58’ / Da Silva 46’, Gurishta (pen.) 78’, Aralica 83’

Skënderbeu-Teuta 0-0

Egnatia-Dinamo 1-1
Imeri 42’ / Ibraimi 90’

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img